Ka kaluar rreth një javë që kur Vietnami lehtësoi masat bllokuese dhe jeta ngadalë po i rikthehet gjendjes normale.
Distancimi social në tregjet e rrugës dhe maskat e detyrueshme të fytyrës janë bërë “normalja e re”.
Vietnami është lavdëruar për suksesin në trajtimin e virusit.
Pavarësisht se ndan një kufi tokësor me Kinën dhe ka një popullsi prej 97 milionë banorë, ka regjistruar vetëm rreth 270 raste dhe asnjë vdekje.
Autoritetet mbyllën kufijtë që në janar, u gjurmuan kontaktet dhe gjithashtu pati një fushatë mbarëkombëtare informuese.