Vietnami në alarm pas rasteve të para me COVID-19 që nga prilli

Prishtinë | 27 Kor 2020 | 09:42 | Nga Ekonomia Online

Vietnami ka mbyllur qytetin Da Nang për turistët pas katër rasteve të përhapura brenda vendit me koronavirus, rastet e para të brendshme që nga prilli, shkruan BBC.

Asnjë turistë nuk do të lejohet të hyjë në qytet për 14 ditë dhe janë aranzhuar fluturime shtesë për të larguar deri në 80 mijë vizitorë që janë në këtë qytet.

Vietnami shihet si storie suksesi për menaxhimin e pandemisë, pasi ka vepruar herët duke mbyllur kufijtë dhe ka vendosur rregullin e karantinës e po ashtu ka qenë i suksesshëm në gjurmim të kontakteve.

Ka regjistruar pak mbi 400 raste dhe asnjë të vdekur.

Gati 100 ditë pas rasteve të fundit të raportuara brenda vendit me COVID-19, janë regjistruar katër raste të reja në Da Nang, një vend bregdetar i njohur si destinacion turistik veçanërisht për vietnamezët e qyteteve tjera.

Kryeministri i Vietnamit, Nguyen Xuan Phuc, të hënën ka urdhëruar banorët e Da Nang që sërish t’i kthehen rregullit të distancimit social dhe po ashtu të mbyllen shërbimet jo-esenciale.

Ai ka thënë se reagimi duhet të jetë vendimtar, por nuk ka urdhëruar mbylljen totale të qytetit.

Rasti i parë, pacienti i 416-të në Vietnam me COVID-19, ishte një 57-vjeçar që kërkoi kujdes mjekësor më 20 korrik me simptome të gripit.

Ai është në respirator dhe në gjendje kritike.

Zyrtarët thonë se nuk e kanë të qartë se si është infektuar me virus dhe se ai nuk ishte larguar nga qyteti së fundi.

Gjatë gjurmimeve të kontakteve janë identifikuar më tepër se 100 persona qe kishin qenë në kontakt me personin, por të gjithë rezultuan negativë.

Mirëpo, gjatë fundjavës, janë raportuar tri raste të reja, përfshirë një 17-vjeçar nga provinca fqinje Quang Ngai, që ka udhëtuar në shtëpi me autobusë me njerëz që kishin qenë.

Të ngjashme