Vigan Kastrati emërohet drejtor i ri i Administratës në Prishtinë

Prishtinë | 25 Kor 2023 | 09:52 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës ka emëruar drejtorin e ri të Administratës. Në këtë pozitë me vendim të kryetarit Përparim Rama është emëruar Vigan Kastrati.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim në faqen zytare të Komunës së Prishtinës.

Kastrati është emëruar në këtë pozitë më 20 korrik 2023.

Sipas vendimit për emërimin e tij thuhet se Kastrati do të udhëheq dhe menaxhojë Drejtorinë në përputhje me udhëzimet e Kryetarit të Kryeqytetit, ligjet dhe rregulloret në fuqi.

Emërimi i Kastratit vjen pas dorëheqjes së drejtorit paraprak Bersant Beka.

Beka dha dorëheqje nga ky post më 15 qershor të këtij viti. Ai kishte deklaruar se arsyet e dorëheqjes kishin qenë personale.

Të ngjashme