Vihet gurthemeli i çerdhes së re në Skenderaj, Jashari kërkon mbështetje për projekte të tjera

Skenderaj | 24 Sht 2020 | 12:02 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, dhe ministrin i Zhvillimit Rajonal, Enis Kervan, kanë marrë pjesë në fillimin e  punimeve për ndërtimin e çerdhes së re publike në “Lagjen 2”, bashkëfinancuar nga MZhR-ja dhe komuna, raporton Ekonomia Online.

Çerdhja do të ketë kapacitet të pranojë n ë ditë deri në 75 fëmijë. Faza e parë e do të kushtojë 90 mijë euro, ku 70 mijë janë financim i ministrisë dhe 20 mijë nga komuna. Përderisa faza e dytë që planifikohet të realizohet vitin tjetër do të kushtojë 200 mijë euro.

Kryetari Jashari me këtë rast tha se kjo pjesë ka pasur shumë nevojë për çerdhe. Sipas tij, kanë kërkesa edhe për çerdhe të reja.

“Sapo bën vënien e gurthemelit të çerdhes këtu në ‘Lagjen 2’, një projekt që ka pasur shumë nevojë qyteti ynë, kërkesat janë të mëdha për çerdhe të tjera”.

“Është projekt në bashkëfinancim që pjesa më e madhe është nga ministria, që na ka mbështetur edhe vitet e kaluara”.

Ministri i Zhvillimit Rajonal, Enis Kervan tha se përkrahja për Skenderajn do të vazhdojë edhe për projektet e tjera, raporton EO.

“Ministria deri tani ka kontribuar në komunë e tuja, jam shumë i lumtur, ju keni dhënë shumë për ndërtimin e shtetit tonë”.

“…gjithçka fillon me edukimin prandaj edhe jemi këtu për një të ardhme më të mirë për fëmijët”.  

Të ngjashme