Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, ka marrë pjesë në vënien e gurthemelit të kullës së Rexhep Malës në Hogosht, raporton Ekonomia Online.
Ai tha se Rexhep Mala ka kontribuuar për atdheun dhe kjo është mënyra më e mirë për të nderuar atë.
“Për mua është ditë e veçantë që bashkë me familjarët e veprimtarët po e vëmë gurthemelin e shtëpisë muze ka qenë përpjekje e vazhdueshme e MKRS-së dhe tani po ngritet kjo shtëpi do jetë shtëpi muze”, tha ai.
Gashi ka premtuar shtëpi muze për Nuhi Berishën, bashkëkohës i Malës.
“Jam i lumtur që pas këtij monumenti do t’i vij radha e shtëpisë muze të Nuhi Berishës që të ngresim monumente të tilla për patriotët e viteve ‘80”, shtoi Gashi.
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, tha monumentet e tilla ndihmojnë që gjeneratat e reja të mësojnë më shumë për të historikun e lirisë së Kosovës.
“Sot bashkë bëmë përurimin e Kullës së Rexhep Malës shpresoj të rregullohet sa më shpejtë dhe të na ndihmoj që gjeneratat e reja mos ta harrojnë asnjëherë sakrificën që jemi tani këtu dhe kombi ynë të zhvillohet përpara”, tha ai.
Deputeti i AAK-së Ahmet Isufi, tha se Rexhep Mala ishte nismëtar i luftës për liri dhe e tërë Kosova është krenarë me të.
“Sot është ditë e veçantë sepse vihet gurthemeli i një monumenti historik të Rexhep Malës që ranë me Nuhi Berishën dhe tani po bëhet një monument që do jetë për vizitorët që të kujtohet historia falënderoj ministrin, kryetarin e komunës sepse këta persona ishin paralajmëruesit e luftës për liri, familja është e nderuar dhe krenare që dha birin e tyre dhe ne e tërë Kosova ndihemi krenarë për ta”, tha Ahmeti.