Ka nisur ndërtimi i objektit të Qendrës së Mjekësisë Familjare (QMF) në fshatin Milloshevë të Obiliqit.
Funksionalizimi i hapësirave të pashfrytëzuara, krijimi i hapësirave të reja, si dhe plotësimi me staf profesional si dhe investimi në aparatura dhe materiale të tjera shëndetësore, dëshmon për ndryshimin drastik të gjendjes në sistemin shëndetësor, ka thënë gjatë vënies së gurthemelit, kryetari i komunës, Xhafer Gashi.
“Investimi në këtë objekt do të lehtësojë punën e stafit shëndetësor në drejtim të ofrimit të shërbimeve shëndetësore sa më cilësore”, u shpreh Gashi.
Edhe drejtori i Shëndetësisë, Ibush Mjekiqi, tha se ndërtimi i kësaj hapësire do të lehtësojë punën e stafit shëndetësor, po ashtu do të rrisë efikasitetin në shërbime.
Ndërtimi i QMF-së në fshatin Milloshevë ështe donacion nga Kuwajti.