Në fshatin Bregu i Zi të komunës së Lipjanit është vë gurthemeli i shkollës së re.
Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, tha se ndërtimi i kësaj shkolle do të ndikojë në arritjen e një kualiteti më të madh në mësimnxënie, raporton Ekonomia Online.
“Në fakt është ditë e veçantë, është ditë gëzimi për të gjithë banorët por edhe për ne që po vendosim gurthemelin e një objekti kaq të nevojshëm e kaq të rëndësishëm për të ardhmen e vendit e në veçanti për kushtet dhe mundësitë që do të iu krijohen nxënësve, brezave e gjeneratave të ardhshme të fshatit Bregu i Zi”, ka thënë kryetari Ahmeti.
Kurse drejtori i shkollës, Astrit Buja tha se ky objekt që po fillon sot do t’u ndihmojë gjeneratave të reja.
“Ky objekt që po fillon sot do të jetë një vatër e diturisë për filizat e ri. Ky objekt do të iu mundësojë gjeneratave të reja një edukim sa më cilësor”, ka thënë ai.
Me këtë rast, nxënësit e kësaj shkolle mbajtën edhe një program kulturo- artistik për e shkollës së re.
Realizimi i këtij projekti do t’i kushtojë Komunës së Lipjanit, 148 392 euro.