Gjasat për zgjerimin e koalicionit qeveritar janë shumë të pakta. Kjo ka lënë për tu kuptuar pas deklaratës së bërë sot nga kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili ironizoi me pyetjen që ia bënë gazetarët për mundësinë e përfshirjes së dy krahëve të ndarë të Lëvizjes BESA.
Nga BDI kanë bërë të qartë se prioritet për ta është zgjidhja e kontestit të emrit, dhe jo rikonstruimi i Qeverisë. Por mundësia e përjashtimit të rikonstruimit tashmë mund të shihet edhe tek deklarata e fundit e modifikuar e kryeministrit Zoran Zaev.
Derisa më parë paralajmëroi se deri në fund të muajit prill do të mbyllet me rikonstruimin, Zaev dje deklaroi se deri në fund të muajit do të përfundojnë bisedimet për zgjerimin e shumicës parlamentare, njofton INA.
“Nuk kemi ardhur deri aty. Unë thash se deri në fund të muajit do të bisedojmë për rritjen e shumicës parlamentare. E rendit është që fillimisht të shohim se sa do të rritet dhe a do të rritet ajo maxhorancë parlamentare. Në përputhje me këtë, si fazë e radhës do ë jenë kombinatorikat rreth zgjidhjeve kadrovike dhe personale. Ende është herët për këtë”, theksoi Zaev.
Por ja deklarata ndryshe e kryeministrit Zaev e bërë më 5 prill:
Deri në fund të prillit besoj se do të përfundojmë me rikontrumin e Qeverisë. Tashmë bisedojmë për kuadro të caktuara, unë jam në bisedime me partitë politike dhe vetë deputetët në Kuvend dhe besoj se varësisht cilësisë së kuadrove, ashtu do të emërohen edhe vetë personat. Për këtë nuk dalim menjëherë me zgjidhje të shpejtë për ministër të Drejtësisë. Dua ta shfrytëzojë këtë përudhë për rikonstruim dhe përforcim të Qeverisë dhe në paketë këtu do të gjejmë zgjidhje edhe për ministrinë e Drejtësisë edhe për kuadrot e tjera, theksoi Zaev.
Deri në fund të javës do të dihet qartë se cili krah i Lëvizjes BESA do të jetë pjesë e koalicionit qeverisës.