Në ndeshjet që po zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, “Dardanët” janë në epërsi prej dy golash.
Fillimisht Amir Rrahmani shënoi në minutën e dhjetë, kurse Vedat Muriqi dyfishoi epërsinë në minutën e 34-të.
Skuadra e Bernard Challandes ka qenë më e mirë në këtë fraksion, duke dominuar në çdo aspekt.
Ndeshjen janë duke e përcjellur me interesim të madh edhe mediat malazeze.
“Vijesti.me” në titullin e artikullit pas pjesës së parë shkruan:
“Mali i Zi i zbehtë dhe i pafuqishëm në Prishtinë”.
Ndryshe, Kosova po përballet me Malin e Zi në ndeshjen e gjashtë kualifikuese për kampionatin evropian Euro 2020