Viktima e tretë dyshohet se nuk ishte cak i vrasjes në Gjakovë

Prishtinë | 23 Gus 2016 | 19:53 | Nga

Vëllezërit Valon dhe Ilir Islamaj – të njohur si vëllezërit Madanaj dhe Zef Krasniqi nga fshati Meçe kanë mbetur të vdekur në rrugën “Ismail Qemali” në Gjakovë.

Merret vesh se i dyshuari për vrasje Gjelbrim Gjoshi dhe vëllezërit “Madanaj” kishin pasur një konflikt të mëparshëm, raporton Express.

Valoni dhe vëllai i tij, Iliri, në Gjakovë njihen si persona që kanë shkaktuar shumë probleme kurse i dyshuari për vrasje, Gjoshi ka punuar si sigurim në disa lokale.

Ndërsa viktima e tretë, Zef Krasniqi është 35 vjeçar dhe është nga fshati Meçe. Ai është pronar i një pompe të benzinës dhe dyshohet se nuk ka qenë cak i vrasjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme