Vildane Zeneli në lidhje me Jon Gjebrea? – Dyshja demantojnë lajmet që qarkullojnë në rrjet

Prishtinë | 25 Jan 2021 | 14:19 | Nga Ekonomia Online

Në rrjet kohëve të fundit kanë qarkulluar lajmet se modelja e njohur, Vildane Zeneli, është në lidhje me djalin e Ardit Gjebreas, Jonin.

Po ashtu thuhej se ky i fundit është ndarë nga e fejuara, vetëm për shkak që të fillojë romancë me bukuroshen brune.

Por, në disa postime në rrjetin social Instagram, ishte Joni ai që fillimisht kishte demantuar lajmet për dyshen.

“Të gjitha lajmet janë të pavërteta. Unë me Vildanen njihemi prej 10 vitesh dhe jemi miq. Ju lutem mos përhapni lajme të pavërteta dhe të prishni reputacionin e njerëzve”, është shprehur Gjebra.

Të njëjtin postim e ka shpërndarë edhe Zeneli, duke ndier keqardhje që duhet të shpjegoj se ata janë miq.

“Jon Gjebrea, faleminderit për këtë shpjegim. Më vjen keq që u desh të shpjegoni shoqërinë tonë prej 10 vitesh”, përfundoi Vildane.

Ditë më parë modelja kishte mohuar të jetë në lidhje dashurie, ndërsa spekulimet për të nuk kanë të ndalur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme