Villa 200 vjeçare me pamje kah liqeni do t`i bëjë bashkë Bidenin dhe Putinin

Prishtinë | 10 Qer 2021 | 15:20 | Nga Ekonomia Online

Një villë e shekullit të 18-të në mes të një parku me pamje nga Liqeni i Gjenevës do të jetë vendi kur presidenti amerikan Joe Biden dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin do të takohen javën e ardhshme, tha të enjten Ministria e Jashtme e Zvicrës.

Parc de la Grange i Gjenevës, që përfshin Villa La Grange si strukturën e saj qendrore, u mbyll për publikun për 10 ditë nga autoritetet zvicerane në përgatitje të takimit, raporton AP.

Ekipet e sigurisë kanë ngritur shenja në lidhje me mbylljen e këtij lokacioni dhe kanë vendosur rrethime të dyfishta rreth parkut luksoz.

Ekipet e kopshtit janë duke punuar për të zbukuruar lëndinën dhe kopshtin e gjerë që zbret drejt liqenit.

Lëndinë dhe villa rrethohen nga pemë të larta duke përfshirë disa kodra që janë me të vjetra se 200 vjet, kështu duke ofruar një vend perfekt për takimin e dy udhëheqësve, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme