Villareal e refuzoi në janar një ofertë të Liverpoolit për sulmuesin Chukwueze

Prishtinë | 11 Shk 2020 | 13:30 | Nga Ekonomia Online

Samuel Chukwueze është njëri nga zbulimet e këtij edicioni në La Liga.

Sulmuesi i talentuar i Villarealit ka zgjuar interesimin e kampionëve në fuqi të Evropës, Liverpoolit.

Madje The Reds kishin tentuar në janar të transferonin lojtarin në Anfield, por që oferta e tyre është refuzuar.

France Football ka raportuar se The Reds kishin ofruar 35 milionë euro për transferimin e lojtarit, por kjo ofertë nuk e ka kënaqur Villarealin.

‘Nëndetësja e Verdhë’ nuk dëshiron ta lë të lirë yllin e saj të largohet pa u paguar klauzola e tij prej 65 milionë euro.

Liverpool nga ana tjetër besohet se do të tentoj me një tjetër ofertë në verë për ta transferuar Chukwuezen në Anfield.

20-vjeçari ka shënuar katër gola dhe ka bërë katër asistime këtë edicion në 26 ndeshje me Villarealin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme