Sulmuesi brazilian Alexandre Pato, do të vesh fanellën e Villarrealit për katër vitet e ardhshme.
Skuadra spanjolle ka zyrtarizuar transferimin e 26 vjeçarit nga Corinthians, me të cilin ka nënshkruar kontratë katër vjeçare.
Pato gjysmë edicionin e kaluar ka qenë pjesë e Chelsea, me të cilët shënoi vetëm një gol, ndërsa në të kaluarën ka veshur edhe fanellën e Milanit në Evropë, por lëndimet e shumta bën që të ketë rënie të formës, gjë që bëri edhe të largohet nga Italia.