Shkrimtari dhe profesori universitar, Agim Vinca, ka thënë se në kohën kur ai ka filluar të shkruante poezia ka qenë e vetmja mënyrë ku mund të thuhej e vërteta, raporton Ekonomia Online.
Në tryezën “Diskutim rreth përvojave të shkrimtarit në raport me librin, dijen, artin, letërsinë dhe kulturën”, të organizuar nga “Libart”, ka thënë se në atë kohë kishte cenzur.
“Kur kam filluar të shkruaj kishte atmosferë dhe gjallëri dhe atëherë bënim gara dhe atëherë ishte problem ta kryejë fakultetin dhe jo të gjeje punë sepse s’kishte kuadro, por ekzistonte censura dhe poezi atëherë ishte ku mund të thuheshin të vërteta”, ka thënë ai.
Vinca ka folur edhe për romanin e tij të fundit “Ditari i Pandemisë” të cilin e ka shkruar për 80 ditë gjatë kohës së karantinës.
“Ne jetojnë në kushte të pandemisë globale, por megjithatë jeta vazhdon dhe gjejmë mundësi për takime dhe shkëmbim mendimesh. Libri im i parë është botuar në vitin 1972, dhe atëherë kishte një jetë të gjallë kulturore.”Libri im i fundit është “Ditari i Pandemisë” rrëfime gjatë karantinës. Ky libër ishte i paplanifikuar por lindi spontanisht. Shënimet e para i kam bërë me 14 mars por, vazhdova 80 ditë me radhë dhe secila ditë ka një titull”.