Ekonomia Online
FUNDIT

Vinçi me parregullsi ndal punimet në Ferizaj, Inspektorati ndërhyn urgjent

Vinçi me parregullsi ndal punimet në Ferizaj, Inspektorati ndërhyn urgjent

Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në Ferizaj, pasi gjatë një inspektimi ka konstatuar parregullësi në montimin e vinçit, të cilat paraqisnin rrezik serioz për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve. Sipas njoftimit të Inspektoratit, mangësitë e evidentuara kanë bërë që të merret vendim për ndërprerjen e përkohshme të punimeve […]

Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në Ferizaj, pasi gjatë një inspektimi ka konstatuar parregullësi në montimin e vinçit, të cilat paraqisnin rrezik serioz për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve.

Sipas njoftimit të Inspektoratit, mangësitë e evidentuara kanë bërë që të merret vendim për ndërprerjen e përkohshme të punimeve deri në eliminimin e të gjitha parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e procesit të punës.

Autoritetet kanë theksuar se puna në këtë objekt nuk do të lejohet të vazhdojë derisa të plotësohen të gjitha standardet e kërkuara të sigurisë në vendin e punës.

Të ngjashme