Real Madridi ka vendosur të mos udhëtojë fare për në ceremoninë e Topit të Artë që do të mbahet të hënën në mbrëmje.
Të gjithë prisnin që Vinicius Jr të shpallet lojtari më i mirë në botë, megjithatë situata ka ndryshuar dhe mesfushori Rodri, i cili kaloi një sezon fantastik me Manchester Cityn dhe Spanjën pritet ta fitojë Topin e Artë.
Kjo duket se ka acaruar tejet shumë Real Madridin, kësisoj kanë vendosur që askush brenda klubit të mos udhëtojë për në Francë.
Gazetari Fabrizio Romano raporton se as presidenti Florentino Perez, trajneri Carlo Ancelotti apo edhe Jude Bellingham që pritet të jetë në top tre nuk do të jenë të pranishëm në ceremoni.
“Vinicius Jr nuk do të udhëtojë në Paris nga Real Madridi ngase e di se nuk do ta fitojë Topin e Artë”.
“Askush nga Real Madridi nuk do të merr pjesë në ceremoni. As Florentino Perez, as Vini Jr, as Carlo Ancelotti e as Jude Bellingham”, shkroi ndër të tjera gazetari italian.
🚨 BREAKING: Vinicius Jr will NOT travel to Paris as Real Madrid know he will NOT win the Ballon d’Or.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) October 28, 2024
No one from Real Madrid will attend the ceremony. No Florentino Pérez, no Vini Jr, no Carlo Ancelotti, no Jude Bellingham. pic.twitter.com/qN9PaYjmR0