Talenti brazilian i Real Madri, Vinicius JR po shkëlqen me ekipin e dytë të madrilenëve, Castilla ku këtë javë shënoi një supergol nga gjuajtja e lirë.
Megjithëkëtë forma e tij e mirë nuk ka bërë që ai të tërheqë vëmendjen e trajnerit të Los Blancos, Julen Lopetegui I cili pas humbjes së djeshme ndaj Levantes ka marrë kritika të shumta duke u kërkuar shkarkimi i tij njofton Klan Kosova.
Vinicius për ekipin e parë pritet të aktivizohet në ndeshjet e ardhshme të Los Merengues në Kupën e Mbretit.
V