Vinicius Junior u shpall lojtari më i mirë në Kupën e Botës për Klube

Prishtinë | 12 Shk 2023 | 10:29 | Nga Ekonomia Online

Anësori i Real Madridit, Vinicius Junior, është shpallur lojtari më i mirë në Kupën e Botës për Klube.

Braziliani shënoi tre gola në turne: një në ndeshjen kundër Al-Ahly (4:1) në gjysmëfinale, dy në finale kundër Al -Hilal (5:3). Gjithashtu ai dha një asist.

Për paraqitjen e tij në turneun në Marok, Vinicius mori Topin e Artë.

Topi i Argjendtë i shkoi mesfushorit të Madridit, Federico Valverde , Topi i Bronzit shkoi për sulmuesin e Al-Hilal, Luciano Vietto.

Të ngjashme