Së fundmi, Viola Spiron e kemi parë të drejtojë një emision sportiv, ku ajo ka treguar se e ka gjetur shumë veten.
Moderimi është një prej pasioneve të saj dhe këtë e kemi kuptuar, por ajo që nuk dinim ishte se Viola ka në plan të largohet nga ekrani, madje edhe nga Shqipëria.
E ftuar në “Pushime on Top”, Viola ka treguar se emisioni sportiv që ajo moderonte, mund të ishte eksperienca e saj e fundit televizive, pasi po mendon të largohet nga Shqipëria.
“Nëse nuk më shikoni në shtator, dijeni se kam ikur jashtë”, -është shprehur Viola. Ajo ka rrëfyer se po mendon të shpërngulet te prindërit në Amerikë, ku dëshiron të bëjë edhe një specializim.