Një tjetër çift në estradën shqiptare duket se ka probleme.
Burime të sigurta kanë treguar për Prive.al që tash e disa javë, këngëtarja e njohur e muzikës popullore Violetë Kukaj është larguar nga banesaku jetonte me bashkëshortin.
“Violeta ka marrë fëmijët dhe është larguar. Ajo nuk është më me bashkëshortin”, ka thënë një burim i rezervuar por mjaft i afërt me çiftin për Prive.al.
Emri i Violetë Kukajt, e heshtur dhe e rezervuar në paraqitje ishte përfolur në 2016-tën edhe për dedikimin ndaj fesë dhe mbulesës, gjë që u mohua nga këngëtarja e njohur në një prononcim për Prive pas disa javësh plot me spekulime.
Kujtojmë se pak kohë më parë, në planin artistik Violeta ishte rikthyer me bashkëpunimin me Nexhmije Pagarushën i cili u prit mjaft mirë nga ata të cilëve iu kishte munguar me muzikën e saj.