Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Violetë Kukaj-Retkoceri, ka qëndruar shpesh larg medieve kur kanë qarkulluar thashetheme apo lajme të rrejshme për të.
Është përfolur ndër vite se ajo është mbuluar, gjë për të cilën Violeta ka sqaruar në një intervistë të fundit se nuk ka qenë i vërtetë një lajm i tillë.
“Nuk e di se ku janë bazuar, kur patën shkruar se ‘është mbuluar’ ose ‘ka hequr mbulesën’. Ndoshta pak pauza në muzikë i ka nxitur të shkruajnë, ose janë bazuar te kënga e që e kam publikuar para nëntë vite, “O Allah”, që jam shumë e lumtur që e kam realizuar, sepse kam menduar vite e vite që ta realizoj si këngë falënderimi në diçka që unë besoj”, ka thënë Violeta gjatë intervistë për emisionin “1 kafe prej shpisë”.
E njëjta ka mohuar të ketë qenë e mbuluar ndonjëherë në jetën e saj, madje edhe këngën “O Allah” ajo nuk e quan ilahi siç e kanë quajtur të tjerët, por këngë me motive fetare.
“Në atë këngë, ka qenë e pakuptimtë që unë të dal me një veshje tjetër, edhe pse nuk ka qenë mbulesë, ka qenë modifikim i një veshje me mbulesë ku aty shihen edhe flokët e mi. E kam bërë vet atë veshje që të dukem e respektueshme për këngën por edhe që të mos dukem e mbuluar, sepse fakt është që kur e vendos mbulesën, ajo nuk hiqet më. Unë jam e obliguar t’u them atyre që mendojnë se kam qenë e mbuluar, që unë nuk kam qenë asnjëherë e mbuluar. Jam munduar ta respektoj atë këngë, që disa e quajnë ilahi edhe pse nuk është ilahi – ajo është këngë fetare”, ka thënë Violetë Kukaj-Retkoceri.