Një pacient në Holandë dhe një tjetër në Belgjikë janë ri-infektuar me coronavirus, njoftoi të martën televizionin holandez NOS.
Lajmi erdhi pas raportimit të një rasti në Hong Kong, ku një person sërish ishte infektuar katër muaj e gjysmë pasi u shërua nga COVID-19, transmeton Telegrafi.
NOS raporton deklaratën e virologes, Marion Koopmans, i cili tha se pacienti holandez është një person i moshuar me imunitet të dobët.
Ajo tha se po shtohen rastet kur njerëzit vuajnë nga virusi për një kohë të gjatë, por që këtë po e marrin vesh shumë më vonë.
Sidoqoftë, ri-infektimi i vërtetë, siç është regjistruar në rastet e tri vendeve të lartcekura, kërkon testim gjenetik të virusit në infeksionet e para dhe të dyta për të parë nëse viruset ndryshojnë.
Koopmans, një këshilltar i qeverisë Hollandeze, tha se pritet të shtohen rastet e tilla të ri-infektimit me coronavirus.