Virologu gjerman, Christina Drosten, ka parashikuar se Gjermania mund të përfundojë me të paktën 100.000 vdekjeve tjera të lidhura me Covid-in, nëse vendi nuk i ashpërson masat mbrojtëse dhe nuk e rrit shkallën e vaksinimit.
“Jemi më keq se para një viti dhe tani po përballemi me një situatë emergjente të vërtetë”, tha Drosten, shkruan Independent.
“Kemi 15 milionë njerëz që kanë mundur të vaksinohen dhe është dashur të vaksinohen. Rruga për të dalë nga kjo pandemi është shumë e qartë. Duhet ta mbyllim boshllëkun e vaksinimit”, tha ai, duke iu referuar 30-përqindëshit të të rriturve gjermanë që e kanë refuzuar ftesën e qeverisë për vaksinim falas.
Gjermania ishte vlerësuar për suksesin fillestar në parandalimin e përhapjes së pandemisë në fazën e parë dhe mbrojtjen e popullsisë nga shkalla e lartë e vdekjeve, që është regjistruar në shtete të tjera evropiane.
Por kur bëhet fjalë për shkallën e vaksinimit, Gjermania mbetet prapa Britanisë së Madhe, Francës e Spanjës, ku rreth 80 për qind e popullsisë është vaksinuar.