Një mjek 62-vjeçar në Kinë ka vdekur nga virusi coronavirusi, pas trajtimit që iu ka bërë pacientëve.
Lajmin e ka bërë të ditur stafi mjekësor në Spitalin Qendror në Wuhan.
Autoritetet kineze kanë konfirmuar se nga virusi vdekjeprurës kanë vdekur 41 njerëz, kurse mbi 1 mijë e 300 persona tjerë janë infektuar, shkruan “The Guardian”, përcjell Telegrafi.
Kina ka urdhëruar masa gjithëkombëtare për të identifikuar dhe izoluar menjëherë rastet e dyshuara të virusit vdekjeprurës në trenat, aeroplanët dhe autobusët, po ashtu mbi 33 milionë banorë janë futur në karantinë, duke tentuar të parandalojnë zgjerimin e virusit.
Rastet e para të virusit vdekjeprurës u raportuan në Wuhan, Kinë, më 31 dhjetor të vitit të kaluar, ku besohet se kishin origjinën nga gjarpërinjtë.
Virusi është përhapur në të paktën në nëntë vende: Tajlandë, Tajvan, Korenë e Jugut, Japoni, Vietnam, Singapor, Arabia Saudite dhe Shtetet e Bashkuara dhe Francë.