Varianti Delta trazon Rusinë e ShBA-në

Prishtinë | 07 Kor 2021 | 20:46 | Nga Ekonomia Online

Reparti intensiv është mbushur me pacient të cilët po luftojmë me COVID-19.

Numri i të infektuarve me virusin korona u dyfishua këtë muaj në Rusi dhe shkaktar i kësaj gjendje është përhapja e variantit delta.

Ky lloj virusi më lehtë i transmetueshëm bëri që ky shtet të shënoj rekord të ri të viktimave me 737 të vdekur brenda 24 orëve të fundit.

Përkundër këtyre shifrave, autoritetet shtetërore nuk kanë në plane të marrin masa të reja të kufizimeve në vend.

Por të rreptë me vendime kundër COVID-19 dhe përhapjes e variantit Delta, po tregohen udhëheqësit australian.

Pas këshillave qe morën nga ekspertet shëndetësor, u vendosë që edhe për një javë të vazhdojë bllokimi në vend.

Vetëm nëntë për qind e të rriturve australianë janë plotësisht të vaksinuar, duke shtuar frikën se varianti me mundësi të mëdhaja të ngjitjes mund të përhapet shpejt në territor.

Ata që nuk u vaksinuan janë bërë shqetësimin edhe për presidentit amerikan, Joe Biden, i cili një ditë më parë tha se shteti kishte nën kontroll situatën me COVID-19.

Prandaj ai u bëri thirrje edhe një herë të gjithë amerikanëve të vaksinohen tashmë kur varianti delta është bërë një kërcënim i infektimeve te reja.

Të ngjashme