Celine Dion i ka shtyrë katër koncerte të ardhshme në vendlindjen e saj në Kanada për ta pushuar zërin e saj.
Këngëtarja i ka ricaktuar koncertet e turneut botëror “Courage” në Montreal, për shkak të një virusi në fyt.
Asaj i janë dhënë udhëzime rigoroze që të pushojë për një javë para se të kthehet në skenë, shkruan KOHA Ditore.
Koncertet e saj në Montreal më 4 dhe 5 tetor priten të ndodhin ashtu siç është planifikuar dhe koncertet prej tani e deri në ato data janë ricaktuar për 18-22 nëntor.
Turneu botëror “Courage” ka filluar në Quebec City, Kanada javën e kaluar.