Virusi i Nilit Perëndimor alarmon Maqedoninë e Veriut, 6 viktima

Prishtinë | 27 Gus 2026 | 18:23 | Nga Ekonomia Online

Një tjetër person ka humbur jetën në një spital të Shkupit pasi u infektua me virusin e Nilit Perëndimor, duke e çuar në gjashtë numrin e viktimave nga kjo sëmundje në vend.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, viktima është një 72-vjeçar nga Shkupi, i cili kishte qëndruar i shtruar në spital për 15 ditë dhe kishte një gjendje të rëndë klinike, raporton A2CNN, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkohë, shqetësimi për përhapjen e virusit po rritet, pasi autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 51 raste deri më tani. Shumica e rasteve janë regjistruar në zonën e Shkupit.

Pjesa më e madhe e pacientëve janë mbi 60 vjeç, ndërsa disa prej tyre kanë shfaqur komplikacione të rënda neurologjike, përfshirë encefalitin dhe meningjitin.

Rritja e rasteve është veçanërisht shqetësuese. Në fund të korrikut ishin regjistruar vetëm tetë raste, ndërsa brenda pak javësh numri ka arritur në 51.

Të ngjashme