Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka reaguar në lidhje me shifrat alarmante që ditëve të fundit po shënohen nga koronavirusi.
Miftaraj, ka kritikuar qeverisjen e dobët të ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia, duke thënë se me turr po vrapon ta merr Prishtinën.
‘’ Virusi me turr po na ndan nga jeta familjarët tanë, Vitia me turr po vrapon me marr Prishtinën që partia e tij me udhëheq edhe katër vite të tjera. Tetë vite pak me rregullu Prishtinen, duhet edhe katër tjera’’, shkroi Miftaraj.
Kujtojmë se Vitia tanimë ka shpallur kandidaturën për kryetar të Prishtinës, dhe ka filluar angazhimin maksimal për zgjedhjet e 17 tetorit, duke lënë shumë anash dikasterin të cilin ai udhëheq, Ministrinë e Shëndetësisë.