Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, ka thënë se për gati 5 vjet të Vetëvendosjes në pushtet, nuk ka pasur zhvillim ekonomik.
Sipas tij, nuk mund të ketë zhvillim me vitra, në kohën kur çmimet po rriten çdo ditë.
“Po besoj jeni tu e pa sa e vështirë është bo me kalu muajin pa hy borxh”, ka thënë Azemi në një video të postuar në Facebook.
“Çmimet janë rritë në çdo produkt. Rryma, ushqimi, qiratë, gjithçka më shtrenjtë. Kjo është pasojë e 5 viteve pa zhvillim ekonomik dhe pa investme. Me vitra mundemi veç me mashtru veten. Nëse kështu vazhdojmë, kemi me shku drejt vdekjes së ngadaltë ekonomike dhe Kosova ka me u zbrazë”, ka thënë Azemi.
Në fund, ai u ka bërë thirrje qytetarëve që më 28 dhjetor, të votojnë për ndryshim.
“Kemi mujt në kohë ma të vështira me e gjetë rrugën ma të mirë. Mundemi edhe tash. Ndryshimi fillon me votën tande”, ka thënë Azemi.