Shumë pak kanë dyshuar që Visar Bekaj është njëri nga portierët më të mirë në Kosovë në vitet e fundit.
Por ky edicion bërë që të gjithë ta rikthejnë kokën nga ai, pasi për ta kujtuar golin e fundit që e ka pranuar, duhet të kthehemi me 6 tetor.
Kjo ndodhi në javës së 9 të IPKO Superligës ku Prishtina e kishte mposhtur Llapin me rezultat 2-1.
Bekaj është mposhtur vetëm katër herë në 17 ndeshje, ndërsa të katër golat i ka pranuar në ndeshje të ndryshime.
Lojtarët që kanë shënuar në portën e Bekajt janë Blend Baftiu, Getoar Dragusha, Arbër Shala dhe Behar Maliqi, tre prej tyre ish lojtar të klubit bardhëekaltër.
Janë 13 ndeshje që portieri 21 vjeçar e ka mbajtur portën e paprekur, ndërsa nuk është llogaritur as sfida pa gola në Kupë me Drenicën.
21-vjeçari është edhe pjesë e Kombëtares së Kosovës, por ende nuk ka debutuar, edhe pse ka bërë disa paraqitje shumë të mira me Kosovën U-21.