Visar Ymeri: Në vend të Vitit të Ri, të angazhohemi për një Kohë të Re

Prishtinë | 31 Dhj 2018 | 19:24 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri duke uruar, ka thënë se 2019-ta duhet të bëhet vit i lirisë e bashkimi, barazisë e mirëqenies dhe zhvillimit e forcimit.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se për të mirat duhet punuar e angazhuar pasi që sipas tij ato nuk i sjell Babadimri.

Ky është postimi i plotë i tij:

“URIME VITI I RI!

Që ky vit të jetë i ri na duhet të jetë Vit i Zhvillimit shoqëror. Këtë nuk na e sjellë Babadimri, por duhet ta bëjmë ne.

Që ky vit të jetë i ri duhet të jetë Vit i Drejtësisë në institucione e për qytetarët. Këtë nuk na e bën Babadimri, por duhet ta bëjmë ne.

Që ky vit të jetë I ri duhet të jetë Vit i Shtetësisë, konsolidimit të saj jashtë e brenda. Këtë kot e presim nga Babadimri, sepse duhet ta bëjmë ne.

Që ky vit të jetë i ri, duhet të jetë Vit i Solidaritetit të shprehur në të mira e shërbime publke. Këto nuk janë dhuratë nga Babadimri, por përgjegjësi institucionale e jona.

Le ta bëjmë këtë vit të lirisë e bashkimit, barazisë e mirëqenies, zhvillimit e forcimit.

Në vend të Vitit të Ri, të angazhohemi për një Kohë të Re.

Le të mos presim e besojmë se të mirat do të na vijnë nga jashtë, pasi për to duhet të përpiqemi e t’i bëjmë ne.

URIME!”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme