Vit i ri, koha për pastrim

Prishtinë | 02 Jan 2018 | 18:04 | Nga

Kaluan festimet, ushqimet, konsumi por ngelet dhe rrëmuja. Është tamam koha për të rregulluar dhe për të mbajtur ato që kemi nevojë nga 2017.

Por kujdes, mos hidhni pa u menduar, si veshje, produkte e objekte që i hidhni në kosh mund tju duhen dhe të marrin një jetë ndryshe. Ja disa prej tyre, që duhet t’i mbani ose t’i hidhni.

Xhinset Skinny
Të gjithëve na ka ndodhur që pas festave ato xhinset që kemi pasur në dollap nuk na rrijnë më mirë. Të mërzitur, shpesh ia dhurojmë një mikeshe. Por në fakt, bëni gabim, pasi ai mund të na motivojë për të rikthyer linjat e duhura.

Format e ëmbëlsirave
Në festat që lamë pas të gjithë kemi dhuruar biskotat e Krishtlindjeve, por format i kemi akoma dhe nuk dimë çtë bëjmë. Dhe pse janë me formën e pemës së Vitit të Ri dhe ëngjëjve të festave, ëmbëlsirat mbi të gjitha duhet të jenë të mira dhe nuk ka rëndësi nëse na kujtojnë festat. Për më tepër që mund t’i përdorni dhe vitin e ardhshëm.

Kutitë e këpucëve
Ju kanë dhuruar një palë këpucë dhe nuk dini si të përdorni kutinë? Kërkoni në internet si të realizoni një mbajtëse bizhuterish apo një stoli. Do të habisni miqtë kur ti shohin.

Kremi kundër diellit
Ju kanë mbetur ende krem nga vera e kaluar? Mos i hidhni. Kremi humb vetëm pjesërisht faktorin mbrojtës. Nëse keni blerë një produkt me faktor mbrojtës 50+, tashmë mund ta përdorni me një faktor 25

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme