Vitamina D mund ta ulë rrezikun e infektimit dhe ndikimit të COVID-19, ka treguar një studim i ri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Shkencëtarët po i nxisin njerëzit që ta përdorin vitaminën D për ta ulur rrezikun e ndërlikimeve nga virusi. Tabletat e vitaminave kanë qenë duke u përdorur në disa shtete për t’i trajtuar pacientët me koronavirus, por studimi i ri i përkrah pretendimet se këto suplemente dhe koronavirusi janë të ndërlidhura.
Të dyja studimet pretendojnë se pacientët me nivele të mjaftueshme të vitaminës D kanë më pak gjasa që të kenë ndërlikime fatale nga COVID-19.
Një studim tjetër ka zbuluar se mund të kryejë punë gjithashtu për ta ulur shkallën e infektimit.
Studiuesit pretendojnë se niveli i mjaftueshëm i vitaminës D është i lidhur me shkallën posaçërisht të lartë të shënjuesve inflamatorë dhe niveleve të larta të gjakut të qelizave imunitare.
Studimi i udhëhequr nga mjeku Michael Holick i shkollës së mjekësisë e Universitetit të Bostonit mori mostrat e gjakut nga 235 pacientë të hospitalizuar me COVID-19 dhe i mati nivelet e tyre të vitaminës D. Pacientët ishin përcjellë për infeksione të ndryshme, humbje të vetëdijes, vështirësi në frymëmarrje, apo nëse ishin ndier të sëmurë.
Studimi, i publikuar në gazetën “PLOS ONE”, gjeti se pacientët më të vjetër se 40 vjeç, që kishin nivele të mjaftueshme të vitaminës D, kishin më shumë se 51 për qind gjasa për të vdekur nga virusi.
Mjeku Holick rishtas ka publikuar një studim tjetër, i cili ka gjetur se vitamina D e mjaftueshme mund ta ulë rrezikun e prekjes nga COVID-19 deri në 54 për qind.
Ky studim nxori në përfundim se pacientët që kishin marrë dozë ditore të vitaminës D kishin më pak gjasa të kishin ndërlikime.
“Ekziston një shqetësim i madh se kombinimi i një infeksioni me grip dhe infeksioni viral i koronavirusit mund ta rrisin mundësinë e shtrirjes në spital dhe rrezikun për vdekje për shkak të ndërlikimeve nga këto infeksione virale”, ka thënë Holick.
Ai ka shtuar se mangësia dhe pamjaftueshmëria e vitaminës D është e përhapur më shumë mes fëmijëve, por dhe të rriturve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, posaçërisht gjatë stinës së dimrit.
“Është e udhës që të gjithë të përdorin suplemete të vitaminës D për ta ulur rrezikun për t’u infektuar dhe për të pasur ndërlikime nga COVID-19”, ka thënë Hollick.
Gjatë pandemisë ka pasur mungesë informatash lidhur me ndërlidhjen ekzistuese midis vitaminës D dhe koronavirusit.
Në qershor, zyrtarët shëndetësorë të Britanisë së Madhe kanë thënë se “nuk ka dëshmi” për të sugjeruar se suplementet e vitaminës D mund ta parandalojnë, apo ta trajtojnë sëmundjen pandemike COVID-19.
Ata komentuan duke iu kundërpërgjigjur studimit nga Irlanda dhe SHBA-ja, që sugjeronte se pacientët me koronavirus me nivele të larta të vitaminës D kishin më shumë gjasa t’i mbijetonin sëmundjes, e cila shkaktoi ngritje të kërkesave për suplemente.
Raportet e pabazuara pretenduan se “mega-dozat” e vitaminës D mund ta largojnë virusin dhe kësisoj e tejkalon vitaminën C dhe bëhet suplementi më i shitur në Britaninë e Madhe.
Në atë kohë, Instituti Kombëtar për Shëndet dhe Ekselencë Shëndetësore (Nice), i cili ekzaminoi pesë studime në vitaminën D, erdhi në përfundim se nuk kishte arsye për dëshmitë se përdorimi i suplementeve do të mund ta ulte kërcënimin nga COVID-19.
Ndërkohë, gjatë karantinës, Public Health England rekomandoi njerëzit t’i përdorin suplementet e vitaminës D, për t’iu kundërvepruar efekteve të qëndrimit brenda.
Vitamina D është qenësore për eshtrat, muskujt dhe për shëndetin e dhëmbëve dhe fitohet më së shumti nga rrezet e diellit.