Viti 2017, më i sigurti për fluturime

Prishtinë | 02 Jan 2018 | 11:51 | Nga

2017-a ishte viti më i sigurt në histori të fluturimeve, sipas një hulumtimi në këtë industri.

Nuk ka pasur asnjë aeroplan pasagjerësh që ka pësuar aksident të madh me shumë viktima, sipas “To70” dhe “Rrjetit të Sigurisë së Aviacionit”.

Kjo edhe pse pati më shumë fluturime se ndonjëherë më parë, transmeton Albinfo.ch.

Sipas një raporti, kanë qenë dhjetë aksidente fatale, me 79 të vdekur, ndërsa më 2016 ishin 16 aksidente me 303 të vdekur.

Aksidenti më serioz i vitit ishte në janar kur një aeroplan turk ishte rrëzuar në një fshat në Kirgistan dhe kishte lënë të vdekur katër anëtarë të ekuipazhit dhe 35 të tjerë që ishin në tokë.

Siguria më e madhe vërehet nëse krahasohen të dhënat me 12 vjet më parë, kur më 2005 kishin vdekur më shumë se 1000 pasagjerë të fluturimeve në botë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme