Visar Ymeri, analisti politik, vlerëson vitin 2023 në politikën e Kosovës, duke theksuar ndryshimin nga një qëndrim rezistues institucional në një insistim nga kryeministri Albin Kurti për të arritur marrëveshje me Serbinë
Analisti politik, Visar Ymeri, ka bërë një vlerësim për vitin 2023 sa i përket dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Duke filluar sipas tij, nga një qëndrim “rezistues institucional” zhvillimet në dialog kanë përfunduar me një kryeministër të përpiktë për nënshkrimin e marrëveshjes mes dy vendeve.
Ymeri ka thënë se është e rëndësishme vlerësimi i dy mendësive politike që kanë dominuar në politikën e Kosovës, sidomos lidhur me çështjen e veriut.
“Është interesant të bëhet një shikimi në atë se qysh e kemi nisur vitin në raport me dialogun në kuptimin e qëndrimeve institucionale dhe qysh kemi përfunduar. Pra nga një qëndrim rezistues institucional, se kjo s’bëhet, këtë nuk e pranoj, veriu është çështje e krimit të organizuar e kështu me radhë. Kemi përfunduar në një ngarendje të kryeministrit tonë për nënshkrim të marrëveshjes”, ka deklaruar ai në Debat Plus.