Viti 2024 shënoi rekord të rezultateve në fushën e Kardiologjisë Invazive

Prishtinë | 13 Jan 2025 | 14:38 | Nga Ekonomia Online

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, përkatësisht Klinika e Kardiologjisë, ka shënuar rekord të rezultateve në fushën e Kardiologjisë Invazive për vitin 2024, duke vendosur standarde të reja në kujdesin shëndetësor të pacientëve.

Gjatë vitit 2024, u realizuan 4 mijë e 78 koronarografi diagnostike, prej tyre 3 mijë e 759 në QKUK dhe 319 në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.

Sipas ShSKUK-së, u realizuan gjithashtu 2 mijë e 554 intervenime perkutane koronare (stentime), 2 mijë e 434 në QKUK, me 3 mijëe 732 stenta të vendosura, kurse 120 në Spitalin e Prizrenit, me 198 stente të vendosura.

“Ky sukses tejkalon rezultatet e vitit 2023, dhe konfirmon përkushtimin e stafit të Shërbimit të Kardiologjisë Invazive për ofrimin e shërbimeve të avancuara dhe cilësore. Shërbimi i Kardiologjisë Invazive në QKUK dhe Spitalin e Përgjithshëm në Prizren, mbeten lider në rajon, duke ofruar procedura të sigurta, efikase dhe të suksesshme për pacientët tanë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e ShSKUK-së.

Të ngjashme