Në këtë vit që i është dedikuar heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, kryeministri Edi Rama ka bërë një thirrje publike për artistët në mënyrë që t’i bashkohen një gare në zhanre të ndryshëm artistikë.
Rama thotë se Ministria e Kulturës ka krijuar fond për garën e artistëve në zhanret e baletit, operës, dhe muzikal. Faza e parë e aplikimeve përfundon me 11 tetor, njofton kryeministri Edi Rama këtë mëngjes përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Qeveria Rama 2 si vendimin e saj të parë mori shpalljen e vitit mbarëkobëtar të Skënderbeut.
2018-a, vec 550-vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, spikat edhe tre përvjetorë të tjerë, me rëndësi themelore për kombin shqiptar.
-28 nëntor 2017- 105 vjetori i shpalljes së Pavarësisë (574 vjetori i hyrjes së Skënderbeut në Krujë)
-17 janar 2018- 550 vjetori i vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu
-10 qershor 2018- 140 vjetori i themelimit të Lidhjes Kombëtare të Prizrenit
-14-22 nëntor 2018- 110 vjetori i Kongresit të Manastirit dhe përcaktimi i alfabetit të njësuar të gjuhës shqipe.
Por aktivitetet e pakta që janë zhvilluar thuajse janë harruar, dhe përvec dokumenteve zyrtare me ndryshimin e logos me Skënderbeun, asgjë tjetër nuk i dha rëndësi vitit mbarëkombëtar të heorit tonë kombëtar.
Aktiviteti që ndoshta është i fundit, vjen pikërisht kur 2018-ës, gjithashtu po i vjen fundi
Postimi i plotë i kryeministrit ne Facebook
MIRËMËNGJES
dhe me këtë ftesë për të qene pjesë me artin tuaj në Konkursin Mbarëkombëtar të Krijimtarisë Muzikore në gjinitë Opera, Balet dhe Muzikal, ju uroj një të dielë të bukur
Pa imponuar tematikë, Viti i Skënderbeut është një kornizë e mirë për të nxitur krijimtari kombëtare artistike të cilat, me të drejtë, nuk mund të arrihen pa një mbështetje thelbësore në financim por edhe kanë nevojë për instrumente realizues të vënies në skenë.
Për këtë Ministria e Kulturës krijoi një fond të dedikuar dhe kritere shumë të qarta për pjesëmarrje, por edhe Teatri i Operas dhe Baletit vendos në dispozicion të fituesve trupat realizuese dhe hap repertorin për vënien në skenë të veprave që do të dalin nga ky konkurs, e që do të përzgjidhen nga juri profesioniste ndërkombëtare.
Në muajin tetor (11 TETOR) përfundon faza e parë që parashikon aplikimin e kandidatëve, të cilët janë të mirëpritur në këtë sfidë të bukur kulturore.
Krijimtari të mbarë dhe ju mirepresim