Viti i ri akademik në UP nis me disa probleme

Prishtinë | 02 Tet 2018 | 08:17 | Nga Ekonomia Online

Mungesë hapësirash, mungesë e stafit akademik e administrativ në disa njësi akademike janë vetëm disa nga problemet me të cilat ka nisur viti i ri akademik 2018/2019.

Dekanët e disa fakulteteve të Universitetit të Prishtinës janë ankuar se problemet me të cilat po ballafaqohen po u shkaktojnë vështirësi të mëdha në procesin e vitit akademik, shkruan Koha Ditore.

Problemi kryesor me të cilin këtë vit do të ballafaqohet Fakulteti Ekonomik, sipas dekanit But Dedaj, është hapësira e ngushtë. Ky fakultet ka disa vjet që i ndan hapësirat me Fakultetin Juridik.

Dedaj ka thënë se kanë bërë disa kërkesa për ndërtimin e objektit të fakultetit, mirëpo Komuna e Prishtinës nuk po u lëshon leje tash e dy vjet. Fakulteti Ekonomik i ka rreth 9 mijë studentë në të gjitha nivelet…

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme