Vitia: 6.4 milionë euro investime në pajisjet për ndihmë të personave me aftësi të kufizuara

Prishtinë | 29 Qer 2024 | 19:47 | Nga Ekonomia Online

Janë ndarë 6.4 milionë euro për investime në pajisje në ndihmë të personave me aftësi të kufizuara.

Kështu shkroi ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një postim në Facebook.

Sipas Vitisë, investimi do të kryhet brenda dy viteve dhe pajisjet e siguruara përfshijnë karroca për mbështetjen posturale për fëmijë të varur 100 për qind në karrocë, karroca posturale për fëmijë aktiv, karroca për tetraplegjikë, karroca elektrike të palosshme, paterica, tavolina ushqimi, lifte elektrike, shtretër elektrikë, jastëkë të posaçëm, dhe shumë mjete të tjera që ua lehtësojnë jetën.

Postimi i plotë:

6.4 milionë euro – pajisje në ndihmë të personave me aftësi të kufizuara

Ky investim po realizohet për herë të parë nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Investimit i parapriu Udhëzimi Administrativ i Ministrisë së Shëndetësisë në ndihmë të personave paraplegjikë e tetraplegjikë.

U nënshkrua kontrata nga SHSKUK për këto pajisje.

Ky projekt është rezultat i punëve të nisura në: ‘Vitin e personave me aftësi të kufizuara’ i shpallur nga Qeveria Kurti. Investimi do të kryhet përgjatë 2 viteve.

3.2 milionë euro këtë vit dhe po aq vitin e ardhshëm.

Pajisjet e siguruara përfshijnë: karroca për mbështetjen posturale për fëmijë të varur 100% në karrocë, karroca posturale për fëmijë aktiv, karroca për tetraplegjikë, karroca elektrike të palosshme, paterica, tavolina ushqimi, lifte elektrike, shtretër elektrikë, jastëkë të posaçëm, dhe shumë mjete të tjera që ua lehtësojnë jetën.

Mbështetje për secilin, Përkujdesje për të gjithë!

Të ngjashme