Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se dikasteri që ai udhëheq ka siguruar autoambulancë për foshnjet e posalindura e cila përdoret për të siguruar qasje në kujdesin intenziv për foshnjet që kanë nevojë.
“Përmes këtij investimi, i përcjellur me të gjitha pajisjet e gjeneratës së fundit, do të mundësojmë transport të sigurt me kushte e standarde cilësore”, ka shkruar Vitia.
“U sigurua për foshnjet e posalindura autoambulanca neonatale, e cila përdoret për të siguruar qasje në kujdesin intenziv për foshnjet që kanë nevojë.
Transporti i foshnjave në nevojë dhe premature në qendrën e specializuar do kontribuoj në sigurinë e pacientëve të vegjël e do të shpëtoj shumë jetë.
Përmes këtij investimi, i përcjellur me të gjitha pajisjet e gjeneratës së fundit, do të mundësojmë transport të sigurt me kushte e standarde cilësore.
Së shpejti edhe shërbime të reja në këtë klinikë.
Secila nevojë e klinikave po përmbushet, kurse shërbimet cilësore po shtohen.
Vijojmë për secilën klinikë”, ka shkruar Vitia në Facebook.