Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, priti sot Ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes.
Në këtë takim është biseduar për situatën lidhur me COVID-19 dhe bashkëpunimin midis Qeverisë së Luksemburgut dhe Ministrisë së Shëndetësisë në realizimin e projekteve në fushën e shëndetësisë.
Vitia e ka njoftuar ambasadoren e Luksemburgut me angazhimet e Ministrisë së Shëndetësisë për ta menaxhuar situatën lidhur me COVID-19, procesin e vaksinimit dhe projektet e përbashkëta.
Në këtë takim u bisedua për koordinimin e aktiviteteve me qëllim të përballimit të sfidës së pandemisë COVID-19 dhe nevojën e respektimit të masave me qëllim të parandalimit të përhapjes së infeksionit dhe mbrojtjes së shëndetit publik të popullatës.