Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar sot para mediave se nuk ka pasur asnjë kërkesë nga deputeti Behgjet Pacolli për t’u kthyer në Kosovë.
Të njejtën deklaratë si për Pacollin, Vitia e ka pasur edhe për Aleksandar Jabllanoviq.
“As për z.Jabllanoviq as për z.Pacolli nuk kam asnjë shkresë zyrare, as një njoftim, nuk jam në dijeni, kam parë politizime të pa nevojshëm sa i përket situatës së z.Pacolli, po unë ju garantoj se në MSH s’ka pasur asnjë kërkesë të vetme po as thirrje nga askush as nga z.Pacolli as bashkëpunëtorët e tij për të kërkuar leje ose dicka të ngjashme për të diskutuar se cilat janë masat”, ka deklaruar ai.