Ministri i Shëndetësisë,Arben Vitia, tha se është i gatshëm të jep dorëheqje nga detyra e ministrit nëse del që ka refuzuar nënshkrimin për furnizimin me vaksina anti- Covid, raporton Ekonomia Online
Ai është shprehur se nuk ka refuzuar asnjë nënshkrim që dëmton procesin e sigurimit të vaksinave.
“Unë si ministër asnjëherë nuk kam refuzuar asnjë nënshkrim që dëmton procesin e ardhjes së vaksinave, unë jam i gatshëm që të jap dorëheqje nga detyra e ministrit nëse vërtetohet një gjë e tillë”, tha ai.
Vitia gjatë kësaj seance ka pasur replika të shpeshta me ish-ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, të cili i është drejtuar duke i thënë “shikoje veten në pasqyrë”.
Vitia duke ju drejtuar Zemajt tha se nuk e ka sulmuar edhe atëherë kur ka menduar që e ka gabim , pasi siç është shprehur ai ka menduar se do të dërgonte mesazh të keq tek qytetarët.
“Ne asnjë moment nuk ju kam sulmuar edhe kur km menduar që e keni gabim nuk ju kam sulmuar sepse kam menduar që dërgojmë një mesazh te qytetarët ju jeni ai që keni sulmuar shiheni veten në pasqyre. Unë e kam respektuar nënshkrimin e juaj se sa ju nënshkrimin e juaj”, tha ai.
Javën e kaluar ishte raportuar se ministri Vitia ka refuzuar nënshkrimin e udhëzimit administrativ për blerjen e vaksinës kundër Covid-19.