Vitia kërkon votat e deputetëve për përfshirjen e Konventës së OKB-së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara në Kushtetutë

Prishtinë | 05 Tet 2023 | 11:13 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë prezantimit të Propozim-amendamentin Kushtetues nr.27, ka kërkuar të përkrahet nga të gjitha partitë në Kuvend, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, Qeveria vitin e kaluar e ka shpallë vit të personave me aftësi të kufizuara.

Vitia ka thënë se amendamenti kërkon përfshirjen e Konventës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara në Kushtetutën e Kosovës.

“Vitin 2022 e patëm shpallur si vitin e personave me aftësi të kufizuara. Respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut të garantuara me Kushtetutë dhe instrumente ndërkombëtare për të drejtat e njeriut zbatohen ndaj të gjithëve pa dallim. Neni 22 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës liston instrumentet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut që aplikohen drejtpërdrejt në sistemin tonë juridik dhe kanë supremaci mbi legjislacionin vendor”.

“Të dashur deputetë sot po propozohet përfshirja e konventës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara në listën e instrumenteve ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut të garantuara me Kushtetutë si amandament kushtetues. Pra, një e drejtë që është ndërkombëtarisht e njohur, të normohet edhe me Kushtetutën e Kosovës duke bërë amandamentimin e saj”.

“Sistemi kushtetues i Kosovës i ka vënë vetës për detyrë parësore që t’u përmbahet detyrimeve të tij sipas të drejtës ndërkombëtare duke u dhënë prioritet traktatave ndërkombëtare rajonale dhe konventave të të drejtave të njeriut të zbatuara në të drejtën vendore, në nenin 22 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Konventa e OKB’së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara fuqizon pasqyrën kushtetuese dhe ligjore për sa i përket mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave të personave me aftësi të kufizuara në të gjitha fushat. Andaj, marrë parasysh sa i rëndësishëm është ky amandamentim, ju lutem dhe ju ftoj ta votoni këtë ndryshim kushtetues”.

Të ngjashme