Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se ka nisur puna për realizimin e investimit në infrastrukturën e Klinikës së Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Vitia përmes një statusi në Facebook ka thënë se mbi 1.2 milionë euro, janë duke u bërë investim pas 20 vitesh në këtë klinikë.
Derisa theksoi se ky investim do të mundësojë:
“Kushte spitalore optimale për pritjen dhe trajtimin e pacientëve, Dhoma të pacientëve të rinovuara, Hapësira të duhura për procedura dhe shërbime mjekësore. Sportele të riorganizuara e korridore të rinovuara, Transformimin e kushteve të punës për stafin, Sallat operative të optimalizuara – (përshfirë zhvendosjen në lokacion tjetër të ESËL (aparatit për thyerje të gurëve dhe cistoskopisë), Vijojmë transformimin Klinikë për klinikë, 2000 m2 hapësirë vepruese, 53 profesionistë. shëndetësorë dhe staf mbështetës për të gjitha shërbimet. Kapaciteti për trajtimin e pacientë çdo muaj: 558 vizita ambulantore, 170 shërbime diagnostike dhe procedura tjera, 81 operacione. Për pacientët. Për shëndetësinë publike”, ka shkruar Vitia.