Vitia: Ngushëllime për vdekjen e Prof. Dr. Dalip Limanit, emër i shquar në mjekësinë tonë

Prishtinë | 11 Sht 2024 | 15:37 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Prof. Dr. Dalip Limanit.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se i ndjeri ka qenë një emër i shquar për mjekësinë e vendit.

“Prof. Dr. Dalip Limani do të mbahet mend për përkushtimin e tij të palodhur në fushën e mjekësisë dhe për ndikimin që pati si kirurg. Kontributi i tij i çmuar në shërbimin e pacientëve dhe edukimin e gjeneratave të reja është një trashëgimi e pashlyeshme”.

“Ngushëllime të sinqerta familjes, kolegëve dhe të gjithë atyre që patën nderin ta njohin. U prehtë në paqe!”, ka thënë Vitia.

Të ngjashme