Vitia: Pacientja dyshoi se është prekur nga koronavirusi

Prishtinë | 08 Shk 2020 | 21:48 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media ka thënë se një grua kishte dyshuar se është prekur me koronavirus, por simptomat nuk e tregojnë këtë.

Megjithatë rezultati do të dalë në ora 23:00, transmeton Koha.net.

“Arsyeja e kësaj konferenca është se është një dyshim se filloi të bëhej njëlloj panike, për një dyshim se një person është dyshuar se është infektuar me koronavirus. Bëhet fjalë për një shtetase të huaj e cila punon në Kosovë dhe e cila ka qenë në një qendër skijimi ku kanë qenë edhe pesë persona të tjerë. Ajo pasi ka lexuar se janë pesë persona të infektuar, ajo kishte filluar të kishte një kollë të lehtë, por pa temperaturë dhe simptoma të tjera është alarmuar dhe ka ardhur në Klinikën Infektive për të bërë kontrolle dhe rezultatet po i presim”, tha Vitia.

Vitia thotë se sipas të gjitha gjasave ajo nuk do të jetë pozitive.

“Nga ekipa u sigurova se të gjitha materialet e nevojshme të siguruara, është marrë mostra dhe pritet nga ora 11:00 të dalë rezultati dhe të sigurojmë qytetarët se sipas të gjitha gjasave nuk do të ketë rezultat pozitiv edhe pse jemi duke i pritur, pra nuk ka nevojë për asnjë panik. Ajo çfarë më thanë ishte se ka një kollë, por jo edhe temperaturë. Ai ka bërë të ditur se personi që ka dyshuar se është infektuar me koronavirus është nga Britania”, ka thënë Vitia.

Drejtori i IKSHPK-së thotë se rezultatet për rastin e parë të dyshuar me koronavirus pritet të dalin rreth mensatës

Një shtetase britanike po qëndron e shtrirë në Klinikën Infektive në QKUK, e cila është dyshuar të jetë prekur nga koronavirusi, por që QKUK-ja nuk ka mundur të konfirmojë nëse kemi të bëjmë me virusin në fjalë.

Naser Ramadani, Drejtori i Institutit Kombëtar, ka thënë se sonte rreth mesnatës pritet të dalin rezultatet e pacientes.

“Duke pasur parsysh se këto janë informatat e dorës së parë dhe tani sapo i morëm informatat e para për shkak të hispotaliztimit të një pacienteje. Mostrat janë dërguar menjëherë në laboratin e Instituti Kombëtar. Ekipet janë thirr urgjentisht, dhe mostrat kanë hyrë në punë. I tërë materiali i nevojshëm që është zbuluar për diagnostikim, ekziston edhe në Institutin Kombëtrar. Pritet që rreth mesnatës të dalim me rezultatet për pacientin. Sido që të jetë rezultati, janë ndërmarrë të gjithë masat e izolimit në masë të parë. të gjitha procedurat që janë marrë në Klinikën Infektive, tashmë janë të përshkruara në detatje në planin e veprimit të Institutit Kombëtar që është miratuar nga MSH-ja, dhe është mbështetur në të gjitha rekomandimet e OBSH-së. IKSHP është në rrjedha dhe duke u zbatuar procedurat kundër epidemike për koronavirus prej 31 dhjetorit, 2019. Prej 7 janarit, kur është zbuluar diagnostika e sëmundjes, ne i kemi marrë informatat e para dhe jemi furnizuar ndër të parët në Evropë me reagencat dhe materialin komplet për të diagnostikuar koronavirusin”, tha Ramadani.

Të ngjashme