Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se masat e reja për parandalimin e virusit Covid-19 janë marrë duke u bazuar në fakte. Ai theksoi se situata epidemiologjike është rënduar nga prezenca e variantit të ri britanik, raporton Ekonomia Online.
Ai shtoi se ditëve në vijim priten edhe kontigjente të tjera me vaksina.
“Javën që lam pas mirëpritëm kontigjentin e parë të vaksinave në Kosovë, nga dita e parë si Qeveri e re kemi intensifikuar punën për sigurimin e sa më të shpejtë e në numër më të madh të vaksinave për qytetarët. Brenda një kohe të shkurtër do të arrijmë të marrim konfirmime për sigurimin e vaksinave të reja”, tha Vitia ndër të tjera.
“Jemi në gjendje të rëndë prandaj edhe masat që duhet t’i ndërmarrim duhet të jenë në përputhje me këtë gjendje të rënduar…Ajo që ka rënduar situatën është prezenca e varainateve të reja me Covid-19, sidomos ai britanik. Varinati i ri britanik është më shpërndarës, është më agresiv dhe i prek moshat e reja…Gjendja në spitale është shumë e rëndë…Brenda pak ditësh numri i të shtrirëve në spitalet tona do të kalojë numrin 1 mijë”, tha Vitia ndër të tjera.
“Ne kemi pasur edhe shumë takime e konsultime por mbi të gjitha masat në vijim janë bazuar në shkencë dhe fakte”, shtoi ai.