Vitia për rritjen e rasteve: Ne nuk i kemi ikur përgjegjësisë asnjëherë

Prishtinë | 15 Sht 2021 | 20:52 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka folur për situatën me pandeminë që ka kapluar vendin tonë, ku sipas tij, në muajt e verës, ka qenë një qetësi epidemiologjike, dhe kjo ka ardhur si pasojë e masave të cilat i ka miratuar Qeveria në muajin prill.

Ai u pyet se a mund t’i marr meritat edhe për rritjen e numrit të infektimeve në vend, ndërsa Vitia thotë se asnjëherë nuk i kanë ikur përgjegjësisë.

“Numri është shumë më i vogël, natyrisht ne nuk i kemi ikur përgjegjësisë asnjëherë. Në prill kur i kemi marr masat kanë kontribuar për një qetësi të tillë. Por prapë po e përsërisë, me variantin Delta ka ndryshuar komplet situata me pandeminë”.

“Në një situatë epidemiologjike tyë tillë, ku për disa ditë me radhë kemi pas 0 të vdekur e të infektuarit kanë qenë shumë pak, natyrisht që disa veprimtari si dasmat janë hapur”, tha Vitia në Kallxo Pernime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme